Kokëdhima: Thirrje për t’i dhënë fund hipokrizisë së 25 qershorit

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka analizuar në një postim në rrjetet sociale situatën aktuale në Shqipëri pas votimeve të 25 qershorit.

Sipas tij, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, të gjitha partitë po rendin kuturu për t’u afishuar si opozita që do të ndëshkojë farsën elektorale.

Më tej, ai shkruan se këto parti duhet t’i ishin bashkuar “Zgjidhjes” në bojkotin e zgjedhjeve dhe të mos dilnin nga kjo betejë të pandershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Kokëdhima u bën thirrje të gjithëve që hartojnë raportin e tyre të zgjedhjeve, përpara se ndërkombëtarët të na imponojnë të tyrin në emër të stabilitetit që u premton “timonieri” Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për t’i dhënë fund hipokrizisë së 25 qershorit

“Kur s’ke kokë ke këmbë”. Partitë e rrjepura nga Rilindja më 25 qershor po rendin kuturu kush e kush të gërthasë më fort në emër të “qytetarit”! Kush e kush të afishohet si opozita që nuk do ta lërë të pandëshkuar farsën elektorale. Do të kishte qenë më e udhës që partitë opozitare t’i ishin bashkuar alarmit dhe refuzimit kategorik të “Zgjidhjes” për të hyrë në zgjedhje për aq kohë sa nuk do të kishim një kod zgjedhor katërcipërisht të ri, modern dhe europian, larg duarve të partive e tentakulave të tyre korruptive! Deshën të matnin “muskujt” në një sistem elektoral të korruptuar deri në gen dhe dolën nga kjo betejë e pandershme me dhëmbë të thyer. Ishte Zgjidhja që parashikoi, alarmoi dhe bojkotoi totalisht e vetme! Zgjidhja ka tagrin moral t’i thotë tani Rilindjes që t’i mbajë për veten e saj këto zgjedhje të qelbura, të cilave ne nuk ua njohim legjitimitetin, sepse ne refuzuam të merrnim pjesë në atë gosti të fëlliqur elektorale. Më mirë vonë se kurrë. Ejani të hartojmë raportin tonë të zgjedhjeve përpara se ndërkombëtarët të na imponojnë të tyrin në emër të stabilitetit që u premton “timonieri” Edi Rama. Në “titanikun” shqiptar s’do të ketë kurrë stabilitet po nuk ndryshuan një herë e përgjithmonë rregullat e lojës së sistemit tonë elektoral”, shkruhet në postim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?