FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kollçaku merr zyrtarisht detyrën: Më shumë mbështetje për FA (VIDEO)

Pas ceremonisë dhe dorëzimit të flamurit, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku mori paraditen e së enjtes zyrtarisht detyrën. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku u shpreh se ndihej shumë i privilegjuar për të ushtruar detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

“Zhvillimi i Forcave të Armatosura është një proces i vazhdueshëm në kuadrin e konsolidimit dhe ecjes përpara të shtetit shqiptar. Më këtë aspekt Forcat e Armatosura do të vazhdojnë punën në funksion të përmbushjes së synimeve të qeverisë, arritjen e standarteve ndaj kërkesave të Aleancës dhe kryerjen me profesionalizëm të angazhimeve dhe detyrimeve që kemi në misionet në kuadër të NATO dhe organizmave ndërkombëtare”, u shpreh gjeneral Kollçaku.

Më tej gjeneral Kollçaku theksoi se prioritet do të jetë vijimi i përmirësimit të kuadrit ligjor, doktrinar në të gjitha nivelet dhe fushat, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku është shefi i 25-të i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që prej krijimit të tyre në vitin 1912.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=05GyXeKv_po” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?