Komandanti (Rama) nuk më zhgënjen kurrë! Plasi një skandal pas një skandali…
Nga Artan Hoxha-
Komandanti (Rama) nuk më zhgënjen kurrë!
Ashtu si parashikova të shtunën se për të mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste një skandal më të madh për të mbuluar të parin, e ashtu bëri…
Ja ku jemi sot!
“Papritur” dhe “pakujtuar” kërkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…
Arben Ahmetajn aty e kishim që prej një viti, pse duhej ta arrestonin patjeter sot, pasi u “siguruan” që e ka kaluar kufirin shendoshë e mire?!
Ja ku e keni “temen e dites” për të kaluar vapen e këtij meskorriku.
Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e përzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, mënjëherë me pas plasi “skandali me muxhahedinët”.
Ndodhi skandali me Rrajat në Fushë Krujë që atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, mënjëherë më pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”….
Të lumtë Komandant, je magjistar i vertetë për ta lenë miletin me goje hapur.

KOHA JONË SONDAZH

