Komentuesi: O mis buzëqeshja, pse e deklarove tani ikjen? Ja si përgjigjet Bregu
Deputetja demokrate Majlinda Bregu, e lënë jashtë listës, reagoi fort pasi kryedemokrati Lulzim Basha nuk e përfshiu në listën e PD për garën e 25 qershorit. Komenti i saj i gjatë, nuk ka kaluar në heshtje mes ndjekësve të saj në rrjetin social Facebook, aty ku edhe e postoi qëndrimin por që ka marrë edhe replika.
Qëndrimin e saj e kanë mbështetur, duke e quajtur zë të rëndësishëm në PD por të tjerë e akuzojnë Bregun për qëndimin e saj lidhur me PD dhe me kreun e partisë.
Poshtë statusit të Bregut, një komentues e ka pyetur Bregun se përse zgjodhi tani të ikte por përgjigja e deputetes është:
Replika
Komentuesi: Po mir moj Majlinda moj bukuroshe, moj mis buzeqeshja po pse prite ta dekklaroje ikjen ti? kur fare mir te ikle para nje muaji kur fillove prononsimet e tua kundra PD apo prite mos kot do i vinte keq Lulit e se mos te bente prape deputete…je shume e mire por… po si ka mundesi qe njerezit merzijet shpej po nuk i bere deputet???
Bregu: Ku e lexove qe kam ikur?
KOHA JONË SONDAZH

