Komentuesit e gozhdojnë për veshjen në Trieste: “O zog gomari”. Ja si i përgjigjet Rama
Komentet mbi veshjen e kryeministrit Edi Rama vijojnë edhe pas fushatës elektorale. Pas çitjaneve, bluzave trendi dhe sportive, radhën duket se e kanë atletet.
Kryeministri kishte zgjedhur një palë atlete të bardha në samitin e Triestes të veshura me kostum zyrtar. Kaq kanë dashur komentuesit dhe e kanë ‘bombarduar’ me kritika.
Disa prej tyre madje thonë se diskutimi për atletet heq vëmendjen nga çështje të tjera më të rëndësishme, e ka nga ata që shpërthejnë edhe në fjalor të rëndë.
Por Rama që duket se nuk i ka marrë seriozisht kritikat, ka një përgjigje për të gjithë, sot nuk jemi në komunizëm dhe askush nuk mund të vendosë për veshjen e tjetrit.
LEXONI REPLIKAT
Komentues 1: Në vend të atleteve të bardha, të mbaje në dorë një shami të bardhë…Fundja, po shkon të dorëzosh Shqipërinë te serbët, nën një Jugosllavi të Re, se Europa e bëri të qartë. Nuk ka më zgjerim. Do të vazhdojë të marre trurin nga ky vend, duke lënë këtu budallenjtë që vazhdojnë të votojnë të barabartin mes tyre!!
Edi Rama: I shkreti ti, qenke rëndë mos rri shume në diell ose mbaj një çadër të bardhë
Komentues 2: Shumë e shëmtuar paraqitja juaj me atlete zoti kryeministër.
Edi Rama: Shije-shije kjo dynja shija shijes nuk i ngja?
Komentues 3: Ai ia arriti qëllimit. Ne diskutojmë për atletet e tij të bardha e jo për atë se çfarë u diskutua dhe çfarë u vendos në të mirë të shqiptarëve.
Edi Rama: Në fakt s’është aspak ky qëllimi im Ermira, po s’është as faji im që ka akoma njerëz që i gënjen mendja si në kohen e diktaturës se mund të bëjnë stilistin e të tjerëve?
Komentues 4: Ik o zog gomarit gjoja të bësh ndryshimin…s’ke turp kostum me atlete dhe të bardha madje…o gomar po të kishe mend sa je i gjatë do ishe ndër më të zgjuarit e botës po kështu si je ti na turpërove të gjithëve…ishalla nuk del ndonjë dit b**jashtë në publik se për në plazhe nuk e ke problem ti…
Edi Rama: Hahahaha o Gjon, nuk të ka mbetur as ty dhe askujt tjetër të përcaktojnë si vishem unë, ka vdekur ajo kohë bashkë me komunizmin?
Komentues 5: Ju që po ju pëlqen veshja e këtij me kostum dhe atlete të bardha, a mundeni të më thoni a e keni veshur qoftë edhe 1 herë e vetme këtë lloj veshje për veten tuaj?!!
Edi Rama: Po pse duhet të jenë veshur të tjerët kështu që të vishem edhe unë si ata o zog????
Komentues 6: Po të paktën ti merrje të zeza mo atletet
Edi Rama: Po pse, unë s’jam veshur në vendin tënd, ti kur të vishesh merri të zeza?


KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 4525

