Komentuesja i kërkon punë, Rama ia pret shkurt: S’kam detyrë të të punësoj ty, kush ta ka mësuar?!
Kryeministri, Edi Rama është përfshirë sot në replika me ndjekësit e tij në “Facebook”.
Një qytetare i ka shprehur atij shqetësimin për rritjen e taksës së shtëpisë ndërsa i kërkon shefit të qeverisë të punësojë popullin pasi sipas saj kjo është e detyra e tij.
Por në replikën e tij Rama ia pret shkurt duke i thënë se nuk është detyra e tij të punësojë.
Replikat në “Facebook”.

KOMENTUESJA: Ca thua re ca thua, na i ke ber taksen e shpis 150 mij lek, ti do te te ngrihet populli te te zeri frymen sic po na e ze, hajd na gjej punen ti, mqense kshu do, hajd pa ti e ke per detyr tna punesosh
EDI RAMA: Une e kam per detyre te te punesoj ty?! Ku e ke mesuar kete apo ne te njejten shkolle qe ke mesuar edukaten cope-cope dhe shqipshkrimin rrapa-zhgrapa?? Sa per taksen e shtepise zotrote dukesh qe nga mjekrra se sa taksa paguan, po qe ta mesosh me kete rast, taksa e shtepise eshte takse e bashkise jo e qeverise! More vesh? Tani shko hap ndonje liber e mos pi raki.
KOHA JONË SONDAZH

