Komentuesja: “Shqipërinë e ka mbërthyer kaosi, ti uron për ditë të qetë”?! Si i përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë t’iu përgjigjet edhe ndjekësve të tij në rrjetet sociale, disa prej të cilëve e kanë kritikuar për foton e postuar sot në mëngjes ku uronte shqiptarët për një ditë të qetë.

Një prej tyre i shkruan se ndërsa Shqipërinë e ka mbërthyer kaosi, i zoti i shtëpisë uron për ditë të qetë, duke e cilësuar kryeministrin ‘të papërgjegjshëm’.

Por Rama i kujton se shqiptarët kanë uruar mirëmgnejs edhe në kohë lufte dhe se Shqipëria nuk ka kaos e pasiguri, ndërsa për varfërinë thotë se ekonomia sot rritet 3 herë më shumë se 4 vite më parë. Rama i ka përshëndetur komentuesit edhe me dy gishta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentues 1: Aaaaaa ti s’ke ça bën merr dhe aty ca lek hajde në Berat se për të prishur punë je ti i rrezove të gjitha gjërat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: Dionis unë punoj për fëmijën tënd se sa për ty, ti e paske në terezi, fliske si i dehur që me mëngjes e bëke fotografi me veturën?

Komentues: Shqipërinë e ka mbërthyer kaosi, pasiguria, varfëria,,,ndërsa ti me papërgjegjshmërinë më të madhe si i zoti i shtëpisë që je uron shqiptarët për një ditë të qetë?!!!

Edi Rama: Sabi Sabina dyshoj nëse ua di kuptimin fjalëve që përdor, po vetëm kaos e pasiguri nuk ka Shqipëria dhe sa për varfërinë, është një plagë e vjetër dhe e thellë që nuk kurohet menjëherë, por për informacion sot ekonomia rritet tre herë më shumë se sa në 2013! Ndërsa fjalën mirëmëngjes dhe urimin për një ditë të qetë, shqiptarët ia kanë bërë njeri-tjetrit edhe në luftë, kështu që kuptimin e fjalës papërgjegjshmëri me siguri ti nuk e di, e nuk e di Sabi Sabina?✌️

Komentues: Zoti kryeministër një pyetje kam…në radhë të pare e theksoj që jam e majtë…pyetja ime është kjo..përse i bëni bllok njerëzit kur nuk të pëlqejnë pyetjet apo reagimet…Çfarë ju lë për besim ti shqiptarëve kur vetë kryeministri ju bën bllok ?

Rama fb 1

Edi Rama: Nuk merrem me blloqe unë o njeriu Pa Emër, ka një roje të etikës kjo faqe dhe roja u bën bllok atyre që shkelin etikën, kaq e thjeshtë është e s’ka asnjë lidhje me pyetjet e me reagimet, mjaft të mos flitet me gjuhën e mejhaneve e në rregull jemi?

Komentues: O katunar pa tok nuk hidhen topat në kosha me kostum e kollare.

Edi Rama: O qytetar, koshat nuk hidhen qëndrojnë ne vend, topat hidhen???

Komentues: Me tuta jo me kostum në palestër ……
Edi Rama: Bledi, është inaugurimi i një palestre të re shkolle, nuk është ndeshje kampionati dhe nuk ka rëndësi kostumi ka rëndësi koshi?✌️

Rama fb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?