Komisioni Elektoral i PD: Gjithçka gati për votimin nesër
Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
“Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqesuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve. Gjithçka është gati për procesin e votimit që nis nesër në orën 8 dhe mbyllet në orën 19.00”,- bëri të ditur selia e PD në një njoftim për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

