Komisioni i Rithemelimit miraton rregulloren e re me ndryshimet drastike për zgjedhjen e kryetarit të ri. Çdo kandidat do ketë numëruesit e tij
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka publikuar sot ndryshimet e bëra në rregulloren për garën për kryetar të Partisë Demokratike.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo sqaroi se ndryshimet e miratuara janë “drastike”.
“Ndryshimi i parë, administrimi i procesit zgjedhor. Cdo kandidat të caktojë pranë komisionit tonë një vëzhgues të tij të përhershem ë ka akses të plotë në veprimet e komisionit, merr pjesë në gjithë mbledhjet e merr fjalën kur ka propozime apo ankesa.
Ndryshimi vjen që në komisionin e votimit e numërimit në degë do caktohet një përfaqësues në komisionin e votimit.
Kandidatët dikur kishin vëzhgues e ka pasur ankesa për mënyrën si janë drejtuar vëzhguesit. Për ti dhënë fund kësaj praktike tani kandidati do ketë njeriun e tij në tavolinen e komisionit të votimit, ka akses të plotë mbi listën zgjedhore mënyrën si bëhet identifikimi i votuesve e pastaj në numërimin e fletëve të votimit.
Ndryshimi tjetër që është thelbësor e ka qenë pikë e nxehtë në gjithë debatet tona të brendshme, aksesi i kandidatëve në listat zgjedhore. Në emër të të dhënave personale, një akes i tillë s’ka enë i mundur. Tani përcaktohet që komisioni ynë ka përgjegjësinë ti japë akses të plotë e të menjëhershëm cdo kandidati në listen zgjedhore. Ky akses fitohet pas regjistrimit të kandidatit nga komisioni ynë
Për herë të parë kandidatët do kenë në dorë listën zgjedhore degë pas dege aty ku e dëshirojnë. Dallim i madh thelbësor mbi mënyrën si do zhvillohet.
Rregullorja detyron zyrën e shtypit për të marrë masa për pasqyrimin e barabartë të fushatës, secili kandidat ka të drejtat të përdorë mjediset e logjistikën për aktivitetet gjatë fushatës zgjedhore”, tha Bozdo.


KOHA JONË SONDAZH

