FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koncensionet, Spahiu: BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu në një status në facebook shkruan se BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar të konçensione dhe PPP-ve, fakt që opozita e ka denoncuar me kohë, madje LSI edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t, dhe shton më tej se ky ligj prej dy vitesh “fle” në sirtaret e komisioneve parlamentare.

Postimi i Spahiut

Gjithmonë besojmë ose i referohemi më shumë se çfarë thonë të huajt për ne, se sa ato që thuhen prej nesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar të konçensione dhe PPP-ve, fakt që opozita e ka denoncuar me kohë, madje LSI edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t, ligj që prej dy vitesh “fle” në sirtaret e komisioneve parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu si “eksperimenti” me reformën në drejtësi, dhe modeli i zgjedhur ekonomik është një zgjedhje e rrezikshme për ekonominë, me pasoja të rënda afatgjate.

Më e rënda është se kemi të bëjmë me diçka të qëllimshme dhe aspak nga padituria.

Qëllimi, përfitime maramëndese, dhe normal, edhe pasi “të largohemi”…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?