Konfirmohet në detyrë anëtari i Gjykatës së Lartë, Medi Bici

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Medi Bici.

Organet e Vettingut kanë vlerësuar se juristi Bici plotëson të gjitha kriteret për të vijuar ushtrimin e detyrës së gjyqtarit të lartë.

KPK-ja thotë se nuk rezulton që gjyqtari Medi Bici të ketë pasuri të fshehura në emër të tij apo të personave të lidhur me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

DSIK ka dërguar raport për figurën e Medi Bicit, në të cilin konstatohet përshtatshmëri. Nga hetimi i KPK-së nuk ka dyshime se zoti Medi Bici ka lidhje me persona të dyshimtë, nuk ka denoncime për të dhe nuk ka dyshime korrupsioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje, Medi Bici tha: “Po ju paraqes disa prova të reja për të sqaruar e për të provuar se kur kam blerë tokën isha banor në Shkozë sepse para vitit 1990 nuk mund të blije tokë pa qenë banor i zonës. ILDKPKI përpara se të dilte në përfundime të tilla duhet të shikonte dokumentat e të më thërriste. Ndërtimi i shtëpisë zgjati 3 vjet, që kur e kam ndërtuar pak nga pak dhe që nga 1996 nuk kam vënë më dorë mbi të. Në shpjegimet e mia ju kam radhitur provat. Kam vetëm një shtëpi dhe asgjë tjetër. E kam ndërtuar shtëpinë në një nga zonat e varfra të Tiranës, e kam nisur këtë pasuri që në vitin 1986. Në pasaportat diplomatike të miat dhe të familjes nuk do të gjeni asnjë vulë. Kam udhëtuar vetëm në Maqedoni. Të tre fëmijët i kam shkolluar në Shqipëri, nuk kisha asnjë mundësi t’i shkolloja jashtë vendit. Jam emëruar gjyqtar në vitin 1994 dhe në vitin 1997 jam shpallur gjyqtari i vitit. E dini pse? Sepse kam punuar me ndershmëri e përkushtim”.

“Të dhënat tregojnë se për tre vite rresht kam patur rezultatet më të mira në vend si gjyqtar. Ju e dini që në vitin 1997 të gjitha çështjet e vështira të vendit u transferuan në Gjykatën e Tiranës. Megjithëse i fillova studimet me vonesë, unë mbaj medalje ari dhe jam doktor shkencash. Në Gjykatën e Lartë kam ardhur pas një karriere në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Unë jam gjyqtari që kam gjykuar vrasjen e studentes së Ekonomikut dhe të nënës ku një punonjës i SHIK-ut u dënua me burg të përjetshëm, unë jam gjyqtari që gjykova vrasjen e kambistit. Nuk më është refuzuar hyrja në asnjë vend. Kërkoj konfirmimin në detyrë”, shtoi Bici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?