Konventa Kombëtare. Të mërkurën LSI zgjedh Kryetarin e ri

Të mërkurën në orën 18:00 Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvillime të rëndësishme. Konventa Kombëtarë Zgjedhore që do të nisë pasditen e së mërkurës, do të mirëpresë delegatët e LSI-së nga e gjithë Shqipëria, për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj force politike.

Kryetari Petrit Vasili dha dorëheqjen nga ky post për t’i hapur rrugën riorganizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Edhe pse me një rritje në mandate krahasuar me vitin 2013, LSI doli forcë e tretë politike, pas PD-së dhe PS-së që u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare me 74 mandate. Vetë Vasili propozoi Monika Kryemadhin për postin e kryetares, kandidaturë e cila pritet të votohet në Konventën Kombëtare. Vendin e zëvendëskryetares që lë bosh Kryemadhi, pritet ta marrë Erisa Xhixho.

“Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”, thuhet në një njoftim të LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?