FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Korçarja i përvishet Ramës: Sa herë e ke veshur bluzën e kombëtares?

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Korçës për të zhvilluar një dëgjesë me qytetarët. Teksa ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve që kryesisht lidheshin me problemet me pronën, një qytetare korçarë ka ngritur zërin për problemet me të cilat përballen sot futbollistët.

Fillimisht, fjalën e saj e ka nisur me një pyetje drejtuar kryeministrit Rama, për të vijuar më pas me kërkesën e saj.

Qytetarja: Sa herë e ke veshur bluzën e kombëtares?

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Po ça hyn kjo?

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarja: Jo, dua ta di. Se unë e kam veshur tërë jetën. Ti duhet të më kuptosh se je sportist vetë. Unë s’mund të bëhen basketbolliste, por as ju nuk mund të bëheni atlet.

Unë dua që të vlerësohet puna e ne sportistëve. Kam gjithë ato medalje dhe asnjë vlerësim. S’mund të paguhem sa një mësuskë e thjeshtë. Ose të paktën të na ulen orët e mësimit, edhe të ndihemi më rehat.
Ja kam thënë Nikos këtë, ja them edhe Edit, s’e kam problem. Se më kupton, është sportist. Edhe Ilirit, ia them (Metës) se dhe ai sportist është.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?