“Kosova ka mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, Thaçi takohet me Pompeo

Nga Heather Nauert

Ditën e djeshme, Sekretari Michael R. Pompeo zhvilloi një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Sekretari pohoi edhe një herë mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për një Kosovë sovrane dhe të pavarur, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare.

Sekretari e ka uruar Thaçin dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për përparimet e mëdha që kanë bërë në dhjetëvjeçarin e fundit, që prej shpalljes së pavarësia dhe diskutuan rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe nxitjes së rritjes ekonomike të fuqishme për të siguruar suksesin e ardhshëm të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari e inkurajoi Thaçin që Kosova të përfitonte nga kjo mundësi unike për të arritur një marrëveshje historike gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nën procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të shfuqizojnë tarifat e vendosura në importet nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe tensionet përshkallëzuese.

Normalizimi i marrëdhënieve mest Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugën integrimit të të dyja vendeve në bashkësinë perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një zgjidhje që është e qëndrueshme, e zbatueshme dhe rrit stabilitetin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?