KPK palosi edhe një gjyqtar tjetër

KPK dha verdiktin sot në ora 09.00 për gjyqtarin e gjykatës së Tiranës Bledar Abdullai. Kujtojmë se sot KPK ka shumë për vendimet, aq me tepër ku pritet edhe vendimi për gjykatësin e gjykatës së lartë Shkelzen Selimi.

Në orën 10:00 në sallë do të hyjë Bledi Mici, gjyqtari i fundit i Gjykatës së Lartë që i nënshtrohet Vettingut. Më pas KPK do të marrë “pushim” pasi seanca e rradhës do të nisë në orën 12:00.

Përpara vettingut në mesditë do të dalë në seancë dëgjimore Gentjan Medaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orët e drekës rradha do t’i vijë një prokurori, Besnik Muçit. Muçi punon praë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe është i pari dhe i vetmi prokuror që nesër do t’i nënshtrohet vettingut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së fundmi në orën 16:00 përpara komisioni do të dalë një grua për seancë dëgjimore, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Brunilda Kadi.

Në foto: Gjyqtari i shkarkuar Bledar Abdullai

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?