KPK shkarkon gjyqtarin e gjykatës së lartë Shkëlzen Selimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin e gjyqtarit të lartë, Shkëlzen Selimi.

KPK kishte rrëzuar më parë kërkesën e bërë para nisjes së seancës dëgjimore nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Selimi, për pezullim të saj, duke e lidhur kërkesën e tij me dosjen e publikuar nga Top Channel. Të dhëna të cilat Selimi i cilësoi si sensitive, por pa i mohuar ato. Por KPK, jo vetëm që rrëzoi kërkesën e gjyqtarit, por radhiti edhe një sërë kontaktesh të papërshtatshme të Selimit me botën e krimit.

Duke sjellë si argument publikimin e një kronike në Top Channel, pa nisur ende ekspozimi i gjetjeve të KPK, Shkëlzen Selimi kërkoi pezullimin e procesit ndaj tij.
Si shkak solli nxjerrjen e sekretit konfidencial të hetimit të vettingut dhe qe bazuar në këtë arsye ai njoftoi se do të kërkojë hetimin disiplinor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materiali të cilin Selimi e cilësoi sensitiv është dokumenti që publikoi Top Channel se gjyqtari ishte përgjuar nga SHISH ndërsa kishte kontakte të ngushta me anëtare të rrjeteve kriminale në Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanë kaluar provën e Vetting-ut gjyqtarët e lartë Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani. Kanë ngelur në vetting gjyqtarët e lartë Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca./tch/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?