KQZ afat PD: Plotësoni listat e kandidatëve brenda 24 orësh
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka lënë 24 orë afat Partisë Demokratike që të plotësojë listat e kandidatëve për deputetë pasi janë me mungesa.
Në përfundim të mbledhjes së KQZ që zgjati disa orë dhe u shoqërua me debate nga të dyja palët, u ra dakord që Partia Demokratike të shtojë në listat e kandidatëve në qarqe emrat që mungojnë.
Konkretisht, nga 140 deputetë që duhet të jenë në total në listat e partive, PD kishte vendosur vetëm 95 kandidatë për deputetë.
Gjithashtu, listat e kandidatëve ishin dërguar në KQZ pa formularin e dekriminalizimin dhe deklaratën e pranimit.
Kështu, KQZ ka shtyrë për 24 orë vendimin e pranimit të listave të PD.
KOHA JONË SONDAZH

