KQZ çertifikon zgjedhjet, PD konstenton: U blenë!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi këtë të mërkurë tabelën me rezultatin përfundimtar të mandateve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Por, opozita e konteston atë. Sipas përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, procesi ishte i blërë.

“Zgjedhjet që sapo u mbyllën, pra ato të 25 qershorit, ishin një ngadhënjim i paligjshmërisë dhe i parasë së krimit dhe drogës, fryt i presionit të të gjithë makinerisë shtetërore të gërshetuar me bandat. Dëshmitë për këtë janë tronditëse, fshat më fshat dhe qytet më qytet, votat u blenë masivisht nga partitë në pushtet. Aq shumë euro janë hedhur për këto zgjedhje, saqë pati edhe një zhvlerësim të saj, të pahasur më përpara, çka alarmoi madje edhe Bankën e Shqipërisë”, deklaroi përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji i tha se Partia Demokratike e kishte vetë procesin nën kontroll.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qeveria shqiptare nuk përdor asnjë aset të saj në lidhje me fushatën elektorale. Kryeministri legjitim, i zgjedhur me votë jep pothuajse gjysmën e qeverisë, postet më të rëndësishme opozitës, i dha ministrinë më të rëndësishme, Ministrinë e Brendshme, i dha Ministrinë e Financave, i dha disa agjenci të rëndësishme në lidhje me punësimet dhe në anën formale ishte opozita e cila kontrollonte procesin zgjedhor në Shqipëri dhe jo qeveria”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?