KQZ i i përcjell Kuvendit paketën me rekomandime mbi përmirësimin e ligjit zgjedhor

KQZ vlerëson gjithashtu se diskutimi gjithëpërfshirës në këto tryeza përmbush një nga rekomandimet e rëndësishme të OSBE/ODIHR-it të vitit 2011 që në diskutimin mbi reformën zgjedhore duhet të përfshihen jo vetëm partitë politike, por edhe KQZ, autoritetet përkatëse shtetërore dhe grupet e interesit.

Konkretisht, rekomandimet e propozuara konsistojnë në masat që duhet të merren për garantimin e ushtrimit të së drejtës së votës për personat që nuk mund të votojnë vetë. Sipas KQZ-së kjo vëmendje duhet të fillojë me detyrimin për ngritjen e një Komiteti “ad-hoc”, me përfaqësues të të gjitha institucioneve përgjegjëse dhe grupeve të interesit, në mënyrë që zgjidhja e çdo problemi që lidhet me ushtrimin e së drejtës së votës nga çdo kategori e personave me aftësi të kufizuar dhe monitorimi, realizimi dhe çdo sukses i këtij procesi të jetë një sfidë, angazhim dhe vullnet i përbashkët i të gjitha institucioneve përgjegjëse.

Një tjetër rekomandim i propozuar nga KQZ lidhet me masat e posaçme të parashikuara në Kod për rritjen e pjesëmarrjes së grave në organet e zgjedhura.

Sipas tyre, përpjekja e parë nga ku duhet të nisë nxitja e barazisë gjinore edhe në sistemin e zgjedhjeve vendore është reformimi i këtij sistemi në Kodin Zgjedhor. Konkretisht propozohet që votimi për organet e qeverisjes vendore të bëhet sipas sistemit proporcional.

Rekomandime të tjera të propozuara nga KQZ për amendimin e ligjit elektoral lidhen me ‘fushatën zgjedhore dhe median'; me ‘financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore’, etj.

 

SHKARKO APP