KQZ i jep një deputet PD në Lezhë por mandati deri në shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet të mblidhet nesër ku do të diskutojë mes të tjerash zëvendësimin e deputetit të ndjerë Gjovalin Kadeli. Ai u zgjodh nga listat e PD-së në parlamentaret e vitit 2013, ndërsa ndërroi jetë në maj të këtij viti në një spital në Itali, atje ku ishte shtruar për shkak të një sëmundje të rëndë.

Mandati edhe pse për vetëm një muaj, pritet ti kalojë Artan Bushi, një tjetër emër nga lista e kandidatëve për deputetë të 2013-ës në qarkun Lezhë (i gjashti), pritet të zëvendësojë Kadelin. Detyrë të cilën do ta mbajë deri në shtator, kur do të formohet legjislatura e re por pa asnjë funksion legjislativ.

Pikat për diskutim nesër në mbledhjen e KQZ

Swiss Digital Desktop Reklama

-Për kallëzimin penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e proçesit të votimit dhe numërimit të votave, të cilët kanë shkelur dispozitat e kodit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qeshor 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Për miratimin e strukturës së buletinit për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25.06.2017.

-Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët dhe sekretarët e ZAZ, të emëruar kryesisht nga KQZ për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qershor 2017.

-Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, të listës shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun Lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?