FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KQZ nga e hëna “vulos” rezultatet, si dhe shqyrtimin e ankesës për Idrizin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, do të nisë këtë hënë shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve sipas zonave elektorale. Klement Zguri thotë se KQZ ka 48 orë kohë për të bërë verifikimet për secilën kuti dhe nga e hëna do të nisë shpalljen e rezultateve zyrtare për qarqet Fier, Lezhë, Elbasan, Kukës dhe Dibër.

Deri më sot, kur kanë kaluar 6 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme, pranë komisionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve nuk ka mbërritur asnjë ankim apo kërkesë, nga asnjë subjekt zgjedhor. Përjashtim bën vetëm PDIU e cila që prej 27 qershor I ka dërguar KQZ këtë ankesë, për problematikën e hedhjes së të dhënave të tabelave të grupeve të numërimit nga KZAZ-të. Bëhet fjalë për qarkun e Tiranës dhe për 4 qendra votimi, ku 31 vota të PDIU-së kanë shkuar gabimisht për PDS.

Këto vota, sipas PDIU-së nuk janë pasqyruar drejt nga grupet e numërimit dhe si këto raste janë edhe shumë të tjera të evidentuara, ndonëse zyrtarisht ankesa është bërë vetëm për këto 4 qendra numërimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Idrizi thotë se ende pret rezultatet dhe konfigurimin zyrtar nga KQZ. “Na duhet të presim hedhjen e të dhënave sipas procesverbaleve nga KQZ dhe rillogaritja e rasteve që kemi kërkuar rirregullim. Nuk mund të kem një shifër ekzakte për sa kohë KQZ, edhe pse kanë kaluar 6 ditë, nuk e mbyll ende hedhjen e të dhënave on-line. Të paktën të dihet ekzakt numri i votuesve dhe votave të pavlefshme apo të kontestuara, që të dimë sa është ekzakt 3%. Sigurisht që jemi të shqetësuar se pse KQZ nuk i hedh me procesverbal. Për të marrë mandatin duhen 11.500 vota. Këtu është problem i pragut 3%, i cili varet nga numri i votave pas verifikimit të të gjithë procesverbaleve, numrit të përgjithshëm të votave dhe numrit të votave të pavlefshme”, është shprehur Idrizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë vetëm pak vota ato që e ndajnë Shpëtim Idrizin nga mandati i tij i Tiranës dhe java e ardhshme do të jetë vendimtare nqs ai do të jetë apo jo pjesë e parlamentit të ri./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?