FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KQZ paralajmëron procedime penale: 14 KZAZ s’kanë dorëzuar ende rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar procedime penale për komisionerët e disa KZAZ-ve që nuk kanë dorëzuar ende tabelat e rezultateve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një dalje publike para mediave, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj pohoi se bëhet fjalë për 14 KZAZ që nuk kanë dorëzuar ende rezultatin final.

“Ende nuk kanë dorëzuar në KQZ materialet zgjedhore me tabelat përkatëse të rezultateve. Kjo është situatë e patolerushem. KQZ po pengohet për përfundimin e tabelave për çdo qark. Janë 14 KZAZ që nuk kanë dorëzuar. Madje edhe një qendror në Kavajë, refuzimi i plotësimit të tabelave përkatëse do të konsiderohet ‘shpërdorim detyre’ dhe do merren masa të nevojshme ndaj tyre”, theksoi Hoxhaj para mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?