FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KQZ shqyrton të mërkurën kërkesën e LSI-së për Vorën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të martën të kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim që kundërshton rezultatin për kryetar të bashkisë Vorë. KQZ ra dakord që ky ankimim të shqyrtohet ne mbledhjen e se mërkurës, ora 16:00.
Paraditen e sotme LSI depozitoi në Komisionin Zgjedhor kërkesën ankimore që kundërshton rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit në këtë bashki.
Ankimimi i LSI-së kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në 18 qendra votimi të kësaj zone zgjedhore, pasi, sipas saj, ka pasur votues fiktivë.
Në zgjedhjet e 21 qershorit në bashkinë Vorë, në përfundim të numërimit të votave, fitues rezultoi kandidati i koalicionit të djathtë Fiqiri Ismaili. Ismaili fitoi me rezultat të ngushtë kundrejt  kandidatit të koalicionit të majtë, Luan Sallaku, i propozuar nga LSI.
Situata parazgjedhore në Vorë u shoqërua me tensione, pas akuzave të LSI-së ndaj kandidatit Ismaili për shtim fiktiv të listave të votuesve në këtë zonë zgjedhore. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?