Krasniqi: PD hyri në protestë me një llogari të gabuar për rolin e LSI-së

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News u shpreh se Partia Demokratike mbivlerësoi rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe shpresoi tek një konflikt midis PS dhe LSI.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, përveç se mohoi pretendimet e Krasniqit, u shpreh se për një parti politike nuk është kiamet humbja e zgjedhjeve dhe se protesta nuk po bëhet për këtë.

Pjesë nga diskutimet:

Swiss Digital Desktop Reklama

Krasniqi: Çfarë mund të bënte opozita? E para të kishte një paketë negociatore me faktorin ndërkombëtar. Do të duhet të kishte kërkesa të qarta. Në politikë, vendosja e ultimatumeve është shumë e rëndësishme për militantët, por të rriskon nëse nuk e arrin. Ma thoni një faktor ndërkombëtar që ka treguar mirëkuptim për mos votimin e Vettingut në Parlament? Ky është defekti kryesor i opozitës. Kam përshtypjen se opozita hyri me një llogari të gabuar sepse ajo mbivlerësoi rolin e LSI-së dhe shpresoi shumë tek një konflikt midis PS-së dhe LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spaho: As nuk jemi bazuar fare…

Krasniqi: LSI e përdori këtë situatë. Do të kisha dashur të dija qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Mua më ka pëlqyer ideja e Presidentit nga populli, por duhej nismë politike.

Spaho: Pozicioni politik që kemi marrë nuk synon të kthejë në pushtet PD-në dhe aleatët e saj. Nuk do të habitesha që rrjedhojë e një procesi normal që PD-ja të vazhdon te ishte në opozitë. Nuk është kiamet i madh nëse PD nuk kthehet në pushtet pas 4 vitesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?