Krerët e shtetit, homazhe për 29 Nëntorin. Në ceremoni dhe ambasadori i SHBA

Kryeministri Edi Rama me një kurorë ndryshe nga krerët e tjerë të shtetit. Edhe Bashkia e Tiranës që e festoi dje çlirimit, ishte e pranishme me nënkryetaren Nevila Xhindi. Kurora me lule dhe nderim edhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, trupi diplomatik, ambasadori amerikan dhe ai serb. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, shtrëngim duarsh i Kryeministrit dhe të pranishmëve, veteranë dhe familjarë të viktimave të 21 Janarit.

Në 70 vjetorin e Çlirimit qeveria është kujdesur për të zhvilluar një sërë aktivitetesh.

Ato nisin në orën 10:00 me nderimet në Varrezat e Dëshmorëve për të vijuar më pas me paradën ushtarake, dhe në mbrëmje me festivalin e Dritave, pritjen në Pallatin e Kongreseve dhe Natën e Bardhë në sheshin “Nënë Tereza”.

Pak kohë më parë kryeministri njoftoi në rrjetet sociale se koncertit do I bashkohej edhe këngëtarja me famë ndërko mbëtare Jessie J. Por informacionet rreth visitës së saj në Tiranë janë shumë të pakta.

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati shkruan se sot është “Dita kur përkujtojmë të rënët për liri! Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

Post by Ditmir Bushati.

Aktivitetet

10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve

11:30 – Parada Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes

17:00 – Ekspo “Këndvështrime”, në Hollin Protokollar në Kryeministri

18:00 – Festivali i Dritave

19:30 – Pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit

22:00 – Koncert & Nata e bardhë, Sheshi “Nënë Tereza”

SHKARKO APP