Kreshnik Spahiu: Arrestoni kryeministrin Rama për shitjen e detit në Sarandë

Nga Kreshnik Spahiu.

Denoncim: I dhurohen 12 milje det Greqisë. Arrestoni politikanët që sapo cenuan integritetin territorial dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Sot, “Rilindja”, qeveria shqiptare konfirmoji aktin e tradhtisë kombëtare duke zyrtarizuar ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Rama, sot, puth atë çka pështyu 6 vite më parë, “Marrëveshjen që inicioi Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falja e 12 milje në detin Jon është një krim i parashikuar në Kodin Penal dhe Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht Ministrin Bushati dhe Kryeministrin Rama. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të cenoj integritetin territorial të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akti i shitjes apo i dhurimit të detit u parapri nga çelja e gërmimeve për të gjetur eshtrat e ushtarëve grekë si pjesë e paketës anti-shqiptare. Pafytyrësisht dje ministri Bushati mburrej në Komisionin e Punëve të Jashtme se sot mund të flasim për “Çështjen Çame” ndërkohë që Shqipëria është gjunjëzuar plotësisht, pasi dhe opozita e Bashës është 100% në sinkron me këtë tradhti dhe krim kombëtar. Jo më larg se 3 ditë më parë opozita e bashkuar protestoi, por asnjë prej liderëve opozitarë nuk guxoi të përmendi krimin e tyre të kryer 6 vite më parë, i cili sot po riciklohet nga Rilindja, pra po zyrtarizohet nga Rama.

Athina zyrtare gjithnjë ka përfituar nga qeveritarët tanë të inkriminuar që po shesin Shqipërinë, për të zbutur konfliktin me Cipras dhe Greqinë, konflikt i lindur nga këta të fundit. Gjykata Kushtetuese ka një vendim të formës prerë dhe çdo vendim ekzekutiv për një demarkacion mes Shqipërisë dhe Greqisë është vepër penale dhe duhen arrestuar politikanët që dhunojnë rendin juridik. (Marrë nga statusi në Facebook i K.Spahiut)

Lajme të tjera për këtë argument

Pakti me Greqinë. Reagon Kryeministri Edi Rama

Çamët: Urojmë të jetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait!

Vasili: Rama gënjeu për marrëveshjen me detin. Të largohet!

Çështja çame, Gjosha: Bushati ka mashtruar 24 orët e fundit

Qeveria shqiptare jep falas Greqisë 12 milje detare

http://folshqip.al/kreshnik-spahiu-arrestoni-kryeministrin-rama-per-shitjen-e-detit-ne-sarande/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?