FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i AK, Spahiu: Dështimi i dytë i Ramës, gati të fitojmë të gjithë Shqipërinë

Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu e ka quajtur “rënie të Kryeministrit Rama” pranimin e marrëveshjes me kreun e PD-së, Lulzim Basha.  Sipas aleatit të kryedemokratit, ky është dështimi i dytë i Ramës, dhe se opozita po bëhet gati të fitojë të gjithë Shqipërinë.

“Rama Ra: Pas Kavajës, ky ishte dështimi i dytë. E treta e vērteta: Opozita bardheblu dhe kuqezi gati për të fituar gjithë Shqipërinë,” shkruan Kreshnik Spahiu në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha arritën sot në orët e para të mëngjesit një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës politike. Të dy udhëheqësit kryesorë u takuan kokë më kokë në mbrëmje për më shumë se tre orë. Ata dolën së bashku përpara mediave për të njoftuar arritjen e kompromisit, por pa dhënë detaje. Zoti Basha tha se marrëveshja ka në bazë të ashtuquajtuarën “Platforma McAllister Plus” e cila iu ofrua si zgjidhje dy ditë më parë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të mundësuar përfshirjen e partive opozitare në procesin zgjedhor

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?