Kreu i FRPD del publikisht në krah të Patozit/ E vlerësoj këtë nismë

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka folur ditën e sotme në studion e Report TV.  Përgjatë intervistës Këlliçi diskutoi në lidhje me situatën aktuale brenda Partisë Demokratike.

I pyetur nga gazetarja se çfarë mendimi ka për nismën e ish-nënkryetarit të PD, Astrit Patozi, ai tha se e vlerëson dhe e konsideron këtë nismë shumë pozitive.

Sipas tij, për sa kohë në këto takime bisedohet për mënyrën si të ecë përpara PD dhe të kalojë këtë moment traume, nuk ka pse të ndalohen apo të shihen me sy kritik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Flitet që do të ketë një nismë të tillë nga Patozi, duke filluar nga dita e sotme në qytetin e Durrësit. Unë e vlerësoj këtë nismë të marrë. Mendoj që çdo diskutim është i dobishëm për sa kohë i shërben PD, për sa kohë që në qendër të diskutimit është logoja e PD dhe mirëqenia e saj. Nisma të tilla duhen parë me një sy pozitiv që ndihmojnë PD, sepse çdo demokrat është i lirë që të thotë mendimin e tij në këto forume të mbyllura”, theksoi Këlliçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këlliçi tha se qëndrimi i tij nuk ka qenë kundër Bashës, por për bërjen e analizës në forumet e PD, pasi sipas tij, rezultati që demokratët morën në 25 qershor është traumatik.

“Të kërkosh analizë, nuk do të thotë se je kundër Bashës. Duhet analizë dhe analiza le të nisë nga unë, çfarë detyrash m’u ngarkuan, sa u realizuan detyrat, sa ditëm të bënim etj. Në momentin kur e pranoj këtë analizë nga vetja, s’mund të përjashtoj askënd.

S’po them se ka qenë një votim kundër Lulzim Bashës, por për të shtuar një pikë në rendin e ditës, për të lënë një datë të dytë që Kryesia të mblidhej për analizën, sepse kemi një rezultat traumatik.

Jam i bindur që të gjithë, kush e thotë hapur, kush nën zë, janë në një mendje se në PD duhet të zhvillohet një analizë e vërtetë, jo gjueti shtrigash”, u shpreh ai.

Kreu i FRPD theksoi se Basha ka marrë përgjegjësitë e tij për humbjen, ndërsa theksoi se analiza duhet të udhëhiqet nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, dy forume që siç tha ai, nuk janë mbledhur ende.

Sipas tij, nëse PD arrin të bëjë analizë, atëherë ajo do të ringrihet për të dalë sërish forcë e parë.

“Z.Basha, përgjegjësitë e tij i ka marrë vetë mbi supe. Kryesia nuk është mbledhur, Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur. Këto diskutime bëhen brenda shtëpisë tonë, për ta parë njëri-tjetrin sy më sy, ku ka ngecur puna, ku s’ka funksionar.

Nëse arrijmë të bëjmë analizë, PD do dijë të ringrihet dhe do dijë të dalë forcë e parë“, theksoi Këlliçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?