Kreu i Gjykatës së Lartë: Kam punuar 40 vite me ndershmëri
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pasi u paraqit personalisht në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar procesit vettingut. Pas mbledhjes, juristi i njohur ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku ka komentuar procesin e vettingut.
Zaganjori pohoi se ishte njeri i ligjit, ndaj edhe kishte shkuar sot në seancë, ndërsa shtoi se për 40 vite karrierë ka punuar me përkushtim. “Nuk është momenti për intervista. Jam njeri i ligjit, dhe erdha në proces. E kam mbështetur reformën në Drejtësi, ndaj kam respektuar KPK dhe kam dokumentuar gjithçka. Kam 40 vite pune dhe kam punuar me përkushtim”, tha ai.
Teksa u pyet për faktin nëse kishte besim tek sistemi i drejtësisë, ai u shpreh se: “Nuk e di, atë do ta shohim, pasi të gjithë dokumentet qe kam pasur më është dashur që të shkoj në Gjermani”,- tha Zaganjori.
Relatorja e çështjes për kreun e Gjykatës së Lartë, Pamela Qirko tha se sipas ILDKPKI, Zaganjori rezulton i pastër dhe pa probleme me pasurinë. I vetmi problem që kanë gjetur ekspertët e Vetting në të ardhurat e Zaganjorit janë detyrimet tatimore. Kjo vërejtje e KPK është e paqartë, pasi në 28 vite ekonomi tregu Shqipëria njihet për mungesën e ekonomisë informale. Me kriterin e detyrimeve tatimore thuajse gjithë shqiptarët mund të rezultojnë me probleme, pasi flasim për një sistem që nuk vetëm vitet e fundit ka nisur përdorimin masive të bankave.
KOHA JONË SONDAZH

