Kreu i IUSY, Howard Lee impresionohet nga takimi me Ilir Metën: Politikani i shkëlqyer
Presidentin e i IUSY, Howard Lee i cili ndodhej këto ditë në Festivalin Botëror të Internacionales të të rinjve socialistë, ka mbetur i impresionuar nga takimi me kreun e ardhshëm të shtetit shqiptar, Ilir Meta.
Në përfundim të Festivalit, Lee ka postuar në Faceook një shënim ku flet për takimin e tij me Ilir Metë, ku mbi të gjitha i ka bërë përshtypje modestia e politikanit shqiptar.
Postimi i plotë i Howard Lee:
“Rastësisht, një bashkëbisedim tek për tek e me këmbë në tokë për Ballkanin dhe politikën globale, për jetën në fushatën ndërkombëtare socialiste, për IUSY-n e të kaluarën dhe të tashmen, shoqëruar me një pije në gotat tona të letrës, buze një peme arre, të dy me pantallona të shkurtra e T-shirt.
Ai më bëri të ndihem sikur po flisja me një të barabartë, pavarësisht se kishte disa dekada më shumë përvojë në nivelet më të larta të qeverisjes dhe një karrierë të shquar që vazhdon të jetë e fortë në politikë. Nuk është çudi që ai është ai që është sot.
Barazia tregohet më mirë jo përmes fjalëve, por kur një qenie njerëzore si #IlirMeta, ish Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër i Jashtëm dhe tani President i zgjedhur i Shqipërisë, tregon përulësi dhe modesti siç ai veproi…
Faleminderit zoti president i zgjedhur”.
KOHA JONË SONDAZH

