FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi në ceremoninë e 68-vjetorit Republikës Popullore të Kinës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Kineze me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u promovua njëkohësisht edhe botimi në shqip i librit të Presidentit Xi Jinping, të titulluar “Qeverisja e Kinës”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe personalitete të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë aktivitetit, Kryetari i Kuvendit u takua me Ambasadoren e Republikës Popullore Kineze në Tiranë, Jiang Yu, të cilës i shprehu urimet më të sinqerta me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore Kineze si edhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?