Kreu i LSI-së Petrit Vasili konferencë për shtyp lidhur me paktin Rama-Basha
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, që do të pasohet me ndryshime në qeveri dhe në disa institucione kyçe në vend, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili pritet të mbajë pas pak një koferencë të posaçme për shtyp nga selia e LSI-së.
Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se detajet e marrëveshjes Rama-Basha i ka mësuar nga mediat. Vasili deklaroi gjithashtu, se marrëveshja ka privuar partitë për të bërë koalicion dhe kjo, sipas tij, është anti-kushtetuese.
“Është një privim anti-kushtetues privimi që i ndalon partitë për të mos garuar në koalicion. Kjo marrëveshje ka shumë detaje që duhet të ketë sqarime të mëtejshme, pra duhet shpjeguar pasi ka shumë momente”,- tha Vasili.
Kryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi se marrëveshja Rama-Basha nuk është sipas paketës “McAllister” por me ndryshime të mëdha. Ai shtoi se marrëveshja është e pabesë në drejtim të partive të vogla.
“Është veprim i pabesë kjo marrëveshje e arritur mes PS dhe PD. Ti i ke mbajtur si qen tre muaj në çadër dhe i thua tani hajde” – shpërtheu Vasili në studion e Ylli Rakipit.
KOHA JONË SONDAZH

