Kreu i PAA-së jo në listën e PD-së? Duka: Mund të dalim dhe vetëm, koalicion me PS…

Pika e marrëveshjes që nuk lejon koalicione, për partitë e vogla mbetet ende një problem që vë në rrezik ekzistencën e partisë dhe forcën e tyre në zgjedhjet r 25 qershorit. Kreu i PAA-së, Agron Duka, si një ndër negociatorët e tryezës që solli marrëveshjen Rama-Basha, nuk e hedh poshtë daljen vetë në zgjedhje, duke mos u përfshirë në listat e Partisë Demokratike.

Aleatët e PD-së kanë vendosur që në zgjedhjet parlamentare të mos regjistrohen si forca politike, por të mbledhin vota nën siglën e PD-së por ende nuk është konfirmuar plotësisht, kjo deri në publikim e listave të kandidatëve.

Kreu i PAA-së, në një prononcim për “Ora News”, deklaroi se gjasat që PAA të dalë si forcë e vetme në zgjedhje, janë të shmuta. Sipas tij, PAA meriton të promovohet dhe nëse ai përfshihet në listën e PD-sëdo ishte një “tradhti” për strukturat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është më tepër ideja për të hyrë në zgjedhje vetëm. Edhe strukturat, aq sa kemi, mendojnë se duhet të provohemi si PAA. Prevalon më tepër kjo mundësi. Nëse do të bëhet fjalë për emrin tim që të jem në listë, nuk e pranoj sepse më duket sikur i fus në grackë të gjithë ata që kanë ardhur pas meje, jo vetëm pas meje, por pas asaj kauze. Merremi me zhvillimin rural, me mjedisin”, ka theksuar Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse unë do të pranoja të isha në listën e PD-së vetëm, e para, do të ndihen të tradhtuar ata që kanë kaq kohë që na vijnë mbrapa. E dyta, natyrisht do isha besnik i stemës së PD-së dhe nëse dal më vete duke marrë një ose dy mandate, pastaj do të vendosim se me kë do të bëjmë koalicion”,- u shpreh ai.

Sipas kreut të PAA-së, pas zgjedhjeve parlamentare, nuk e mohon edhe një koalicion të mundshëm me Partinë Socialiste.

“Pa dyshim! Ai pranon që të zgjidhë problemet që kemi në programin tonë, sidomos subvencionet direkte, ne mund të bëjmë koalicion me një nga ato forca”, ka deklaruar kreu i PAA-së, Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?