FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krimet e Rënda nisin hetimin e pasurisë së mikut të Taulant Ballës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të nisë një hetim mbi pasurinë e biznesmenit Edmond Bego, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi për llogari të autoriteteve të italiane, por që u lirua pasi u konfirmua se e kishte shlyer dënimin në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego, ose Mondi Bego.

Ky i fundit u ndalua disa ditë më parë nga policia greke në Igumenicë, në bazë të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritete italiane, të cilat e kishin dënuar Begon në vitin 2008 me 21 vite burg për trafik narkotikesh dhe organizatë kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por biznesmeni u lirua serish, pasi në vitin 2010 Gjykata e Lartë e kishte njohur vendimin e Gjykatës së Torinos për Begon, nga 21 vite burg, në katër vite e katër muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kjo masë dënimi Bego kreu në vendin tonë vetëm 1 vit e 11 muaj, pasi pjesën e mbetur e fali me kusht Gjykata e Krujës.

Ndërkohë, Partia Demokratike akuzoi eksponentë të PS se kishin marre nën mbrojtje biznesmenin, i cili edhe pse i dëbuar për trafik droge në Itali, sipas PD, ka marrë fonde publike në tendera.

Hetimi i pasurisë se Begos, nga Krimet e Rënda pritet të zbardhë nëse te ardhurat e aktivitet që ka justifikohen ligjërisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?