Kritikët e huaj i nxjerrin ”sekretin”, Vasili: Shkollëpaku edhe penelin e ngjyen te droga

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka reaguar pas lajmit, se kritika e huaj i ka gjykuar pikturat e kreut të qeverisë, si inspirim të një adoleshenti të droguar.

”Dy kritikë të huaj arti thonë për pikturat e shkollëpakut kryeministër se duken si përçartje të një adoleshenti të droguar. Thonë edhe që kanë interes të shihen këto përçartje vetëm se i ka bërë një kryeministër dhe hiçgjëkundi nuk është se shihet ndonjë talent”,-shkruan Vasili.

Me ironi Vasili, i sygjeron kreut të qeverisë, që ti shkarkojë kritikët e huaj, siç ka bërë me mijëra punonjës të shtetit. ”Me siguri që janë armiq politikë këta kritikët e huaj të artit që bëjnë këto komente. I sugjeroj shkollëpakut ti heqë nga puna siç po bën me mijëra punonjës të shtetit”,-vijon Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, kreu i grupit të LSI-së, shprehet se Edi Rama, i doli inspirimi nga droga dhe për këtë ata duhen pushuar, pasi nxorrën një sekret shtetëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Dhe këta kritikët e huaj e meritojnë vërtet të pushohen nga puna, sepse kanë nxjerrë një sekret shtetëror, që ky kryeministri ynë s’ja thotë hiç edhe nga piktura se sa për shtetin dihet që është copë copë, pasi inspirimi i drogës doli edhe tek pikturat që bën vetë”,-mbyll komentin e tij Petrit Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?