Kriza e refugjatëve në Itali, ndërhyn Shqipëria. Bushati: Do marrim emigrantë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me anë të një postimi në Twitter ka bërë me dije se Shqipëria do të marrë refugjatët e bllokuar në Catania.
“Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë“,- shprehet Ditmir Bushati.
Prej disa ditësh, anija ushtarake italiane “Diciotti” me rreth 177 emigrantë nga Eritrea ka shkaktuar një incident ndërkombëtar mes BE dhe Italisë.
Natën e 15 gushtit një gomone që mbante emigrantët nga Eritra ndodhej në det të hapur dhe kërkoi ndihmën e rojës bregdetare të Maltës. Autoritet e Maltës refuzuan ta ndihmonin. Gomonia hyri në ujerat territoriale të Italisë. Anija ushtarake “Diciotti” i mori në bord dhe u ankorua na Katania. Ministria e Brendshme Italiane nuk pranoi që emigrantët të zëbrisnin në territorin italian, duke kërkuar që nga vendet e BE të respektojnë marrëveshjen për kuotat e emgrantëve. Ndërkohë që ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka deklaruar se nëse BE nuk merr kuotat e saj të emigrantëve Italia do të ndërpresë fondet që jep në union për emigracionin.
Kritika ndaj qëndrimit të Salvinit ka dhe nga klasa politike italiane. Disa shoqata kanë paralajmëruar padi penale ndaj ministrit italian për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe mos dhënie të ndihmës ndaj emigrantëve duke i lënë në det.
#Italy! We cannot replace #Europe, but we are always here, on the other side of a sea where once we were the #Eritreans suffering for days & nights in the middle of the sea, waiting for #Europe to wake up! Yesterday, Italy saved us & today we are ready to give a hand 🇦🇱🇮🇹
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) August 25, 2018
KOHA JONË SONDAZH

