Kriza në PD, Oerd Bylykbashi: Të analizojmë veten, që nga koha që ishim në pushtet
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar për herë të parë rreth disfatës së demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit dhe debatit të madh që është hapur me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike.
Bylykbashi thekson se në këto ditë të vështira të gjithë duhet të bëjnë reflektimin e tyre, të kërkojnë shkaqet, arsyet dhe përgjegjësitë brenda vetes.
Ai shton se përballë kanë një piramidë pushteti që e ka majën në dritën e ligjit dhe bazamentin e thellë në kriminalitet.
Statusi i Oerd Bylykbashit
Faleminderit!
Per te gjithe ju miq aktiviste demokrate qe punuat ne te gjitha strukturat e Partise Demokratike te Durresit, ne nje fushate te shkurter, te veshtire, e te pabarabarte, por qe dhate maksimumin tuaj, pertej e perkunder dasish e mllefesh qe duken kaq te vockla perballe halleve e sakrificave tuaja.
Per te gjithe ju miq komisionere e vezhgues qe moret persiper t’i dilnit zot votes se demokrateve e qytetareve qe votuan PD, ne nje kohe te veshtire presionesh e shantazhesh, kur te tjere u stepen dhe u shmangen apo nuk deshen.
Per te gjithe ju miq numerues te votave qe kryet detyren tuaj mes sakrificash shumeoreshe, ne vape, lodhje, tension, per te mos lene asnje vote te vidhej e blihej nga pazarxhinjte e votes.
Per te gjithe ju miq demokrate me eksperience te gjate qe nuk e braktiset PD-ne ne kete fushate per asnje lloj qefmbetjeje dhe treguat fisnikerine tuaj pavaresisht se PD ne te shkuaren ju ka patur edhe borxhe, apo qe edhe pse pate sesi ata qe u trashen me pushtet e para me mbeshtetjen tuaj, ju lane ne balte ne kete dite te veshtire.
Per te gjithe ju miq te rinj qe me pasion e energji nuk u kursyet, ju qe jeni prezent realisht dhe jo ne lista fiktive anetaresh dhe qe me energjine dhe dedikimin tuaj te mbushni me shprese se PD e Durresit do te hapet tek qytetaria dhe kontribuesit pa interes pushteti, e qe nuk i afrohen PD vetem kur ndahet pushtet, poste apo interesa.
Ne kete dite te veshtire, te gjithe bejme reflektimin tone, kerkojme shkaqet, arsyet dhe pergjegjesite brenda vetes dhe mes nesh, kemi te qarte qe perballe kemi nje piramide pushteti qe e ka majen ne driten e ligjit dhe bazamentin thelle ne kriminalitet, por kjo nuk duhet te na shmange nga perpjekja per t’u ringritur me dinjtet e pa njollat e korrupsionit dhe abuzimit qe na ulen koken ne 2013, apo gabimet qe beme ne keto vite.
Por analiza do te vije shpejt.
Sot kam vetem kete falenderim te madh per te gjithe ju. Faleminderit dhe do te ringrihemi e do te rifillojme te gjithe bashke se shpejti!
KOHA JONË SONDAZH

