Krizë për vrojtues plazhi, Kamberaj apel të rinjve: Punoni, fitoni një milion lekë në muaj
Mungesa e vrojtuesve të plazhit në bregdetin shqiptar është tema më aktuale. Skënder Brataj tregoi se Urgjenca Kombëtare ka nisur trajnimin e studentëve të Universitetit të Sporteve falas për t’i përgatitur që t’iu vijnë në ndihmë qytetarëve që pushojnë në brigjet shqiptare.
Nga ana tjetër, në lidhje direkte nga Vlora ishte Përparim Kamberaj, prej 5 vitesh vrojtues plazhi në Vlorë. Ai u bëri thirrje të gjithë të rinjve të angazhohen në këtë profesion, pasi ndër të tjera paguhet mirë.
”Unë paguhem 1 milion lekë të vjetra, plus qëndrimi dhe të ngrënat e të pirat falas. Punoj nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6, kur ikën pushuesi i fundit. Jam përgjegjës vetëm për një plazh”, tha Kamberaj.
Por fatkeqsisht shumë të rinjë më mirë preferojnë të ikin jashtë shtetit me 800 euro në muaj se sa të punojnë në Shqipëri, si fjala vjen vrojtuesi Përparim Kamberaj.
KOHA JONË SONDAZH

