Kruhet prapë Rama me Bashën në Facebook

Edi Rama postoi në Facebook një fotomontazh ku tallet me Lulzim Bashën. Në mesditë postoi një foto-montazh për të ironizuar kryetarin e PD. Pasdite pritet të flasë për ultimatumin që i ka dhënë Bashës për t’u regjistruar dhe për arsyet përse u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë. Kjo nuk është hera e parë që Rama ironizon Bashën në rrjetet sociale. Disa ditë para se të merrte vendimin për të mos bërë zgjedhje në Kavajë ai postoi një video, ku dy gra me ngjyrë i kërkonin me të tallur kryetarit të PD të dilte nga çadra.

Edhe dje u tall me Berishën dhe Nard Ndokën në Facebook, por iu përgjigj flakë për flakë Nard Ndoka. (shiko)

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk vonoi dhe Nard Ndoka i përgjigjet po ashtu me foto ironizuese Ramës. Pas fotos ironizuese të Ramës ndaj Berishës, Bashës dhe Ndokës, ku këta të fundit ishin bërë fotomontazh në fimin “Tomka dhe shokët e tij”, Nard Ndoka i është përgjigjur me një foto të një ushtari me pantallona të grisura dhe me mbishkrimin “Rama merr masa në Kavajë. Do bëjmë shtet!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?