Kryebashkiaku i ri i Kavajës: Ju tregoj sekretin e fitores. Tensionet u sponsorizuan nga Roshi
Isa Sakja tha se është hasur me problemin e blerjes së votave në Kavajë pasi edhe administrata ishte e përfshirë në fushatë. Ai tha se PD fitoi falë bashkimit të qytetarëve.
“Unë e kam hasur ditë pas dite problemin e blerjes së votave dhe administrata ka qënë e përfshirë. Ka pasur blerje masive votash. Ne fituam se bashkimi i madh i çdo qytetari që kërkonte ndryshimin solli atë trup të madh të qytetarëve kundër kësaj” –tha Sakja, njofton ‘BalkanWeb’.
Ndërkohë sa i përket tensioneve gjatë procesit zgjedhor në Kavajë, kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja tha se ato ishin të sponsorizuar nga Elvis Roshi.
“Tensionet ishin të sponsorizura nga njerëzit që kanë qeverisur Kavajën para 25 qershorit. Ato janë një klikë interesi që qëndronin aty ku ishin vetëm në sajë të konfliktit dhe mbajtjes së qytetit në tension. Kishte 6 vite që kërcënoheshin bizneset për bindje politike dhe njerëzit e thjeshtë. Nuk ka pasur përplasje me armë”- tha Isa Sakja.
KOHA JONË SONDAZH

