Kryebashkiaku Veliaj sulmon Presidentin Meta
Erion Veliaj ditën e djeshme ishte i pranishëm në një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH-it në kampingun e Jalës. Duke u ndalur tek çështja e Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku tha se pavarësisht vonesës së vogël, puna për ndërtimin e tij nuk do të ndalet. Në fjalën e Veliajt duke qartazi mllefi i akumuluar ndaj Metës, duke përmendur etiketimin si ‘politikë e mbrapshtë’.
“Në fillim patëm një histeri kolektive, kurse aktorët që punojnë aty ishin të shqetësuar. Presidenti i Republikës bëri një thirrje dhe tha: ‘Kryetari i Bashkisë të gjejë gjuhën me aktorët, që ne të ecim përpara’! Bëmë një takim me aktorët, një me urbanistët, një me arkitektët, një me të gjithë së bashku. U treguam projektin, në fund aktorët u bindën; pra ata që ishin grupi legjitim, që ka vetë interes, u bind. Pasi u bindën aktorët, politika e mbrapshtë, që nuk do që t’i shkojë asgjë mbarë Shqipërisë, tha: ‘Ou, na u prish plani, tani o burra ta marrim vetë kontrollin e kësaj dhe me ç’na ka ngelur nga ata të lodrave, ç’a kemi portale, hajde ta sabotojmë me çdo kusht! Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë. Në shtator do të futemi në fazën e tretë, ku politika e mbrapshtë do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim”, – tha Veliaj.
Por deri para dekretimit nga Presidenti të ligjit të cilin e ktheu në Parlament, Erion Veliaj nuk linte rast pa lavdëruar Ilir Metën.
KOHA JONË SONDAZH

