FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryediplomatja evropiane, së shpejti viziton Tiranën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën në datat 4 deri 6 mars. Kjo do të jetë vizita e saj e parë në kryeqytetin shqiptar që pas marrjes së detyrës si Shefe e Politikës së Jashtme të BE-së.

Sipas lajmit të publikuar në disa media, gjatë 48 orëve të qëndrimit në Shqipëri, Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave.

Ndërkohë që paraprakisht, në datën 16 shkurt ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë në Bruksel. Ku do të ketë takime me Shefen e politikës së jashtme Mogherini dhe me Komisionerin për Zgjerim dhe Bashkimin Europian Johanes Han. Në fokus të të cilëve, do të jetë axhenda integruese sikurse dhe zhvillimet më të fundit në rajon dhe më gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?