FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryekomunari i PS, i zhgënjyer me Rilindjen

 

Të dielën, kryetari i Komunës Kaçinar në Mirditë u shoqërua në Policinë e Tiranës, pasi në makinën e tij iu gjet një pistoletë.

Pranë Rrethrrotullimit të Doganës, ai u ndalua nga policia, e cila i gjeti Petrit Bardhit një pistoletë në makinë pas kontrollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas verifikimeve, ai u lirua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Petrit Bardhi thotë se arrestimi i tij ishte një presion politik.

Ai tha se i kanë arrestuar edhe djalin në Sarandë para disa ditësh.

“Kjo Rilindje na ka mashtruar të gjithëve në vitin 2013 dhenuk ka mbajtur asnjë premtim,” tha ai.

“Mua më kanë djegur edhe makinën dhe asnjë person nuk është vendosur përpara drejtësisë për këtë çështje, edhe pse i kam denoncuar me emra,” theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?