Kryemadhi: Demaçi, monument i qëndresës shqiptare

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet sot për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit.

Në mesazhin e saj, Kryemadhi shpehet se Demaçi ishte një simbol frymëzimi për kombin shqiptar.

Mesazhi i kryetares së LSI:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më trishtoi e mbushi me hidhërim e dhembje ndarja nga jeta e Adem Demaçit – monument i qëndresës shqiptare në Kosovë, frymëzimi i tre brezave të atdhetarëve shqiptarë në luftën për liri në ish-Jugosllavi: i Brezit 1968, i Brezit 1981 dhe i Brezit 1998.

Swiss Digital Mobile Reklama

Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet simboli i flijimit për liri mendimi e të drejta qytetare, njeriu që i priu luftës që ndezi shpresën dhe besimin në idealin e pavarësisë së Kosovës, duke u bërë referencë atdhetarie e përkushtimi për çështjen kombëtare.

Ai jetoi e luftoi si një kundërshtar i së keqes dhe do të mbetet kryeshenjë e përballjes ngadhnjyese me të.

I ndrittë shpirti dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës dha gjithçka!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?