Kryemadhi: Dhuna ndaj grave nuk tolerohet. Haki Droga të mos guxojë të prekë asnjë militant të LSI

Zv.Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj kërcënimi dhe dhunës që u bë sot ndaj dy aktivisteve të LSI-së në Pukë. Në një shënim në Facebook, Kryemadhi shprehet “rasti i dhunimit të dy grave në Pukë është forma më e shëmtuar e dhunës, që mesa duket këtë herë frymëzohet nga ai që duket si modern, por që thellë fsheh komplekset psikologjike”.

Postimi në Facebook:

Të gjitha rastet e dhunës ndaj militantëve të LSI janë të shëmtuara, të dënueshme dhe të paprecedentë. Por rasti i dhunimit të dy grave në Pukë është forma më e shëmtuar e dhunës, që mesa duket këtë herë frymëzohet nga ai që duket si modern, por që thellë fsheh komplekset psikologjike. Ndërsa jo rrallëherë ka qenë në qendër të akuzave si dhunues i grave të tij, ai që sot hesht përballë këtyre fakteve tronditëse bën mirë ti vërë gishtin kokës dhe të heqë dorë nga arroganca e pushtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse nuk do mund të ndalë kurrë uraganin e fitores që nuk trembet as nga falangat e krimit dhe as nga shërbëtorët e armatosur me armët dhe paratë e hashashit. Sikundër uroj dhe shpresoj që këto para të mos kenë blerë as shoqatat tona por dhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri dhe që trajtojnë të drejtat e grave. Sepse Saimira dhe Romina janë sot fytyra e vërtetë e grave që po përpiqen për të patur një jetë më të mirë. Që po luftojnë për një jetë më të sigurt dhe për mirëqënie më të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj sot unë dhe të gjitha gratë e Shqipërisë jemi me to. Dhe si grua, si nënë dhe si politikane që kam kaluar shumë fushata dhe incidente, por asnjëherë dhunë ndaj dy zonjave paralajmëroj dhe njëherë Haki Drogën të mos guxojë të prekë asnjë militant apo mbështetës të LSI. Mos ti shkojë ndërmend se uniforma apo shefat e drogës që e mbajnë ende në detyrë do ta shpëtojnë nga përgjegjësia për atë që po përpiqet të kurdisë.

Sikundër siguroj Saimirën, Rominën dhe të gjithë mbështetësit tanë se jemi më të fortë se kurrë në fitorën tonë. Dhe se askush nuk mund ta ndalë uraganin e fitores së forcës së parë të zgjedhjeve të qershorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?