Kryemadhi: Do shkulim nga rrënjët sistemin e oligarkëve të pushtetit të Ramës
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e sotme në një takim me komisionerët dhe numëruesit e LSI-së në Qarkun e Elbasanit.
Kryemadhi ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e komisionerëve të LSI-së gjatë procesit të numërimit.
Ajo ka folur dhe për misionin e ri të LSI-së duke theksuar se kjo parti do të jetë zëri denoncues i çdo abuzimi dhe korrupsioni në vend.
Postimi i plotë i Kryetares së LSI në Facebook:
Mirëmbrëma!
Kjo foto është shkrepur sot gjate takimit që zhvillova me komisionerët dhe numëruesit e bashkisë së Elbasanit. Veç falenderimit, iu shpreha njëkohësisht mirënjohjen e thellë për përkushtimin, vendosmërinë dhe qëndresën në 25, 26 dhe 27 qershor, për ditët dhe netët e lodhshme të kaluara në ruajtjen dhe numërimin e votave për LSI. Ne lindëm si forcë opozitare dhe si e tillë do të rritemi e forcohemi më shumë e me shpejt, për të qenë syri dhe zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë. Ndaj, së bashku, do të punojmë çdo ditë për të qenë alternativa e re, forca që do u japë besim pa kushte të gjithë shqiptarëve për të shkulur nga rrënjët sistemin e oligarkëve të pushtetit që drejtohet nga Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

