Kryemadhi: Do të jetë mallkim për Ramën nëse fut në konflikt besimet fetare

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar për herë të parë debatin mbi mbulimin e shtatores së Skënderbeut. Kryetarja e LSI-së u shpreh se Kryeministri duhet të jetë shumë i kujdesshëm me tema dhe debate të tilla sepse nuk mund të cenojë gjënë më të shtrenjtë që kanë shqiptarët. “Unë them që ky është një justifikim dhe kërkon të shmangë vëmendjen. Kjo do të jetë jo vetëm fatkeqësi për shqiptarët, por një mallkim për Edi Ramën nëse ai një ngjarje të tillë, me një detaj të tillë do të kërkojë të fusë në konflikt besimet fetare”,- tha Kryemadhi.

Deklarata e plotë për debatin e mbi “Skënderbeun”.

Pyetje: Sot i ra kambanës së alarmit se, harmonia fetare shqiptare mund të vihet në rrezik nga këto çfarë kanë ndodhur së fundmi lidhur me ceremoninë që u zhvillua te sheshi ‘Skënderbej’, polemikat që shpërthyen, përfshirë edhe pyetjen më absurde të mundshme, a është Gjergj Kastrioti Hero Kombëtar i gjithë shqiptarëve, e kështu me radhë…

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi: Pse ky e vendos kush është Heroi Kombëtar i gjithë shqiptarëve? Pra, ky do të heqë Skënderbeun dhe do të bëhet vetë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa i përket mbulimit të monumentit, mund të them këtë gjë që, ne nuk na lejohej të vendosnim një flamur në zyrën elektorale të LSI-së. Kishin marrë disa ekspertë që të fotografonin edhe një banderolë, ose një flamur, që e kishte vënë në dritaren e vet një simpatizant i LSI-së dhe unë duhet të shkoja dhe të gjeja shtëpinë e X-it dhe t’i thosha hiqe flamurin se i ngel hatri KQZ-së, ose marrëveshjes së 17 majit. Dhe kur i vënë një mbulesë të tillë Heroit Kombëtar, ti ke Bashkinë e Tiranës, Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit dhe ke disa ligje, ke disa rregulla që nuk e lejojnë këtë gjë. Dhe jam e bindur se edhe vetë Komunitetit Mysliman po t’i kishe thënë që: Zotëri nuk lejohet ta mbulosh, vendose diku tjetër e të tjera gjëra, nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Unë them që ky është një justifikim dhe kërkon të shmangë vëmendjen. Kjo do të jetë jo vetëm fatkeqësi për shqiptarët, por një mallkim për Edi Ramën nëse ai një ngjarje të tillë, me një detaj të tillë do të kërkojë të fusë në konflikt besimet fetare.

Në gjithë këto vite tranzicioni, një nga meritat dhe një nga vlerat më të mëdha që ka pasur Shqipëria ka qenë harmonia fetare, ky do të mbahet mend si personi që e shkatërroi këtë harmoni, nëse ai do të fillojë dhe do të fusë duart edhe këtu. Nuk ka lënë vend pa futur duart, por ky do të jetë një mallkim që do ta ndjekë me breza të tërë nga prapa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?