Kryemadhi: Faleminderit Fadil Hasa për gjithë sa na ke dhënë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të artistit Fadil Hasa, i cili u nda sot nga jeta.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se ikja e aktorit Hasa është një humbje e madhe e për gjithë artin shqiptar. “Duke qenë pranë familjes dhe të afërmve të Fadil Hasës në këto momente dhembjeje, iu shpreh atyre ngushëllimet dhe gjithë solidaritetin e LSI-së, por edhe nderimin dhe mirënjohjen për emrin dhe veprën e tij; Faleminderit Fadil për gjithë sa na ke dhënë, u prehsh në paqe!”,- shkruan Monika Kryemadhi.

Mesazhi i plotë i kryetares së LSI:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndarja nga jeta e aktorit Fadil Hasa është një lajm i trishtë, është kumt dhembjeje jo vetëm për familjen e tij, po për të gjithë komunitetin e artistëve, për të gjithë artdashësit e qytetarët, të cilëve ai iu fali aq shumë të qeshura, me humorin e tij realist, të natyrshëm e plot jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke qenë pranë familjes dhe të afërmve të Fadil Hasës në këto momente dhembjeje, iu shpreh atyre ngushëllimet dhe gjithë solidaritetin e LSI-së, por edhe nderimin dhe mirënjohjen për emrin dhe veprën e tij; Faleminderit Fadil për gjithë sa na ke dhënë, u prehsh në paqe!”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?