Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Klithma e popullit të varfër, makthi yt

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sot ndaj deklaratave të Kryeministrit, Edi Rama në Berat.

Në një shënim në Facebook, Kryemadhi i kujton Kryeministrit se forca e opozitës së re të vendit bazohet tek mbështetja e  qytetarëve.

“Klithma e popullit të varfër, forca jonë, makthi yt”,- shkruan Kryemadhi në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët edhe kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për akuzat e Edi Ramës ndaj ish-aleatëve të koalicionit. Në një takim të zhvilluar sot në Berat, Rama ka folur për opozitën e LSI-së dhe akuzat që janë bërë ndaj tij. Si në çdo fjalim, Kryeministri foli për timonin dhe tepsinë.  Pas deklaratave të Edi Ramës ka ardhur dhe reagimi i ashpër i Lëvizjes Socialiste për Integrim.  “Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni!”,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?