Kryemadhi: Kjo mazhorancë është pjesë e krimit
Monika Kryemadhi sot ka bërë deklaratë për mazhorancën, pasi doli nga seanca parlamentare. Ajo tha se “Besoj se e patë fytyrën e vërtetë, buratinin e Edi Ramës që sot kishte veshur ngjyrën kopjativ, për të kopjuar krimin e organizuar dhe për ta parë fytyrën e krimit të organizuar. Ngjyra e bluzës së vëllait të vetë, në makinën e Genc Xhixhës sot reflektonte në podiumin e parlamentit shqiptar, por ajo që të bën edhe më shumë përshtypje, sekseri i rrugës Tiranë-Elbasan, Taulant Balla sapo ju informoi se çfarë po ndodh. Faktikisht do bënte shumë mirë që të përballen me drejtësinë, dhe nga prokurorë e gjyqtarë që janë kthyer tashmë të Reformës në Drejtësi, duhet të kthehen në të pandehurit e saj, sepse paratë e drogës që përdorën për blerjen e 74 mandateve të shqiptarëve, ashtu po i përdorin edhe për të përfunduar vettingun apo dhe për të përfunduar reformën e nisur me konsensus për herë të parë me 140 vota, tashmë për ta kthyer në konsensusin e krimit të organizuar. Sot vazhdon teatri i radhës i shfaqjes dhe cirkut teatral të krimit të organizuar të cilët më shumë se kushdo tjetër po tregojnë dhe po pasqyrojnë fytyrën e tyre të makiazhuar me paratë e drogës dhe krimit të organizuar dhe ajo çka të bën më shumë përshtypje është që pafytyrësia e tyre arrin deri në kulmin saqë as kostumet brioni, as veshjet e tyre të shtrenjta nuk mund të mbulojnë dot as erën e keqe dhe as shëmtirën e tyre. Të cilët kanë transformuar dhe deformuar këtë realitet politik për të cilin shqiptarët kanë 27 vjet që presin demokracinë.
KOHA JONË SONDAZH

